Mavraj ndihmon fëmijët nga Etiopia

Sport December 07, 2017 - 16:45

Mbrojtësi i Hamburgut dhe Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj është gjithmonë i ndjeshëm jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe jashtë saj

Lojtari 31-vjeçar është i angazhuar në programin më të madh mysliman të ndihmave “Islamic Relief”.

Ai mbështet projektin “Ushqimi për jetimët”, duke ndihmuar jetimët nga Etiopia, shkruan Mapo.

“Jam i angazhuar për të ndihmuar fëmijët jetimë. Mua më kanë ndihmuar në jetë dhe tani dua të ndihmoj të tjerët. Të jesh në gjendje të japësh diçka, ndihesh jashtëzakonisht i lumtur”, ka thënë Mavraj.