Unai Emery mund të shkarkohet brenda muajit

Sport December 07, 2017 - 15:57

Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se Paris Saint-Germain mund ta shkarkojë trajnerin Unai Emery brenda muajit.

E përditshmja franceze shkruan se sheiku i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është shumë i zhgënjyer me lojën e skuadrës në ditët e fundit dhe mund ta largojë trajnerin spanjoll qysh këtë muaj, transmeton Express.

Emery mund të mos e mbarojë këtë sezon në krye të PSG-së përkundër faktit se është i pari në Ligë 1 të Francës dhe e ka mbyllur fazën e grupeve në Ligë të Kampionëve si e para.

Drejtuesit e PSG-së do të kërkojnë ta gjejnë zëvendësuesin e tij në janar, ndërsa emrat më të përfolur janë Jose Mourinho, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte.