Këto skuadra u kualifikuan në rrethin e katërt të Kupës së Kosovës

Sport December 07, 2017 - 15:37

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll, derisa duelet tjera ishin luajtur të martën dhe të mërkurën, shkruan zeri.info.

Me këtë rast, finalisti i fundit i këtij kompeticioni, Llapi, e preu një biletë për rrethin e katërt pasi e mposhti Vllazninë e Pozheranit në udhëtim me rezultat 1:0.

Ndërkaq, në rrethin tjetër shkoi edhe Ballkani, i cili e mundi Trepçën vetëm pas vazhdimeve, 3:1, pasi loja e rregullt përfundoi baras, 1:1.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e ndeshjeve të rrethit të tretë, derisa fituesit kualifikohen në rrethin e katërt. /Zëri/

Kupa e Kosovës – Rrethi i tretë

Rezultatet

Ballkani – Trepça        3:1

Vllaznia (P) – Llapi     0:1

Drita – Feronikeli        3:0

Besa – Trepça ’89       0:4

Ulpiana – Drenica       1:5

Flamurtari – Prishtina  2:3

Kosova (P) – Kika      4:1

R. Sadiku – Vushtrria 1:6

Liria – KEK-u 4:1

Istogu – Vitia  2:0

Gjilani – Rinia 4:1

Arbëria – Ratkoci        (nuk u zhvillua)

Rahoveci – Galaksia   (nuk u zhvillua)

Vëllaznimi – Behari    (nuk u zhvillua)