Këto janë dy skuadrat që e kompletuan rrethin e katërt të Kupës së Kosovës

Sport December 07, 2017 - 15:31

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll, derisa duelet tjera ishin luajtur të martën dhe të mërkurën, shkruan zeri.info.

Me këtë rast, finalisti i fundit i këtij kompeticioni, Llapi, e preu një biletë për rrethin e katërt pasi e mposhti Vllazninë e Pozheranit në udhëtim me rezultat 1:0.

Ndërkaq, në rrethin tjetër shkoi edhe Ballkani, i cili e mundi Trepçën vetëm pas vazhdimeve, 3:1, pasi loja e rregullt përfundoi baras, 1:1. /Zëri/