O tani o kurrë: Barcelona i ka gati 145 milionë euro për Coutinhon

Sport December 07, 2017 - 14:46

Barcelona e ka bërë shumë të qartë tashme se prioriteti i saj për afatin kalimtar të janarit është Philippe Coutinho.

Kjo për shkak të cilësive, moshës së re dhe sepse e konsideron brazilianin si pjesë themelore të projektit të skuadrës për disa vitet e ardhshme, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Express.

Prandaj, Baça është e gatshme t’i derdhë plot 145 milionë euro në arkat e Liverpoolit për yllin e saj gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti i La Ligës nuk ishte në gjendje të arrinte marrëveshje gjatë verës, për shkak se Liverpool ia refuzoi të gjitha ofertat, megjithatë braziliani mbetet top prioritet i saj.