Sport

‘Barcelona po të telefonon?’ Coutinho vihet në skilet gjatë intervistës

‘Barcelona po të telefonon?’ Coutinho vihet në skilet gjatë intervistës
07 dhjetor 2017 • 13 : 37

Njëra ndër rregullat e pashkruara të gazetarisë është ta fikesh telefonin gjatë intervistës, ama kjo natyrisht se nuk vlen për ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Jamie Carragher.

Në një intervistë pas ndeshjes me Philippe Coutinhon për kanalin televiziv norvegjez Viasport, Carragher pranoi një telefonatë, transmeton Express.

Për ta bërë këtë ndërprerje të duket jo serioze, intervistuesi kryesor, ish sulmuesi i Premier Ligës, Jan Aage Fjortfot, bën shaka se Barcelona është duke i telefonuar Carragherit për ta pyetur për Coutinhon, pas tre golave që i shënoi kundër Spartak Moskës të mërkurën mbrëma në Ligë të Kampionëve.

 

© zëri.info