Ekipet e mëdha nuk duan të luajnë kundër nesh

Sport December 07, 2017 - 12:17

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se ekipi i tij ka shanse të mëdha që ta kalojë fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe thotë se askush nuk dëshiron që të luajë kundër tyre.

“Të kaltrit” përfunduan në pozitën e dytë të grupit B dhe në fazën e të tetës së Ligës së Kampionëve mund të luajë kundër emrave si Barcelona apo Paris Saint-Germain.

“Ne duhet të jemi gati. Ky është kompeticioni më i mirë”, deklaroi Conte.

“Kjo është arsyeja se pse dëshironi që të vazhdoni në fazën tjetër dhe të jeni protagonist në këtë kompeticion. Gjithashtu, kundërshtarët tanë nuk do të jenë të lumtur që do të luajnë kundër nesh, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ndër të tjera strategu italian./Zëri