Dembele kthehet në stërvitje

Sport December 07, 2017 - 11:25

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele është kthyer në seancat stërvitore të klubit spanjoll, tre muaj pas një lëndimi në gju, transmeton zeri.info

Klubi katalonas shpërndau disa fotografi të 20-vjeçarit duke u stërvitur.

Reprezentuesi francez ishte transferuar në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës për 138 milionë funte, por kishte bërë vetëm dy paraqitje në ligën spanjolle.

Ai kishte pësuar një lëndim në fitoren e katalonasve 2:1 kundër Getafes në shtator dhe që prej asaj kohe është duke marrë trajtim mjekësor.

Sidoqoftë, Barcelona e ka bërë të qartë se procesi i shërimit të Dembeles është duke vazhduar, pavarësisht se është stërvitur me bashkëlojtarët e tij.

Gjigandi katalonas ende nuk ka treguar një datë të saktë se kur do të rikthehet lojtari./Zëri