Këto janë dy ndeshjet e Kupës së Kosovës që luhen sot

Sport December 07, 2017 - 11:19

Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar pjesa dërrmuese e ndeshjeve të rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Madje, tri ndeshje nuk janë zhvilluar fare.

Sidoqoftë, sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të këtij rrethi, të cilat fillojnë në orën 12:00.

Ballkani e pret në Therandë rivalin e Ligës së Parë, Trepçën, kurse Llapi e viziton Vllazninë e Pozheranit. /Zëri/