Higuain, një prej më të mirëve

Sport December 07, 2017 - 10:56

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi thotë se bashkëkombësi i tij, Gonzalo Higuain është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe e meriton që të ftohet nga përfaqësuesja e Argjentinës, transmeton zeri.info

Sulmuesi i Juventusit është lënë jashtë listës së trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli dhe në vend të tij është ftuar futbollisti i Interit, Mauro Icardi.

“Për mendimin tim, Higuain është njëri prej qendërsulmuesve më të mirë në botë. Ai e ka treguar këtë me Juventusin, por nuk është njësoj si të luash me Argjentinën”, deklaroi Messi.

“Kritikat e lëndojnë atë dhe ne kemi folur për këtë shumë herë. Mendoj se mungesa e tij në përfaqësuese herën e fundit ishte e mirë për të sepse ka qenë i aftë që të përqendrohet në stërvitje dhe në përmirësimin e gjendjes fizike”, shtoi ai./Zëri