Gara për titullin, ende e hapur

Sport December 07, 2017 - 10:43

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata thotë se gara për titullin e ligës angleze nuk ka përfunduar, pavarësisht se rivali i tyre lokal, Mancheste City ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm këtë edicion, transmeton zeri.info

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola zë vendin e parë në ligën angleze me 43 pikë, tetë më shumë sesa “djajtë e kuq”, që gjenden në vendin e dytë.

Sidoqoftë, Mata thotë se ende herët për të thënë se Manchester City e ka fituar Premierligën.

Dy rivalët lokal do të ndeshen këtë të diel në “Old Trafford” dhe Mata këtë takim e sheh si një mundësi për të ngushtuar diferencën e pikëve.

“Ata janë duke bërë mirë dhe po fitojnë shumë ndeshje”, deklaroi Mata.

“Ata po shënojnë gola të bukur, por mendoj se edhe ne jemi duke e bërë punën tonë. Do të provojmë që ta tregojmë të dielën që ne mund të luajmë futboll të mirë dhe që mund të fitojmë të tre pikët./Zëri