Këto skuadra shkuan në të tetën e finales së Championsit, e këto në Europa League

Sport December 06, 2017 - 22:42

Kanë përfunduar tashmë ndeshjet e xhiros së fundit në Grupet E,F,G e H të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.

Njëherësh janë përcaktuar edhe skuadrat që do të luajnë në të tetën e finales së Championsit dhe ato që do t’i vazhdojnë garat në Europa League.

Liverpooli e shkatërroi Spartak Moskën në Grupin A, të cilën e mundi 7:0, mdërsa Maribori i Valon Ahmedit barazoi 1:1 me Sevillan.

Liverpooli dhe Sevilla kalojnë në fazën tjetër, kurse Spartaku shkon në Europa League.

Në Grupin F, Manchester City u mposht nga Shakhtari 2:1, por e mbylli grupin si lider.

Kurse, ukrainasit me këtë fitore shkojnë po ashtu në fazën tjetër si të dytët, kurse Napoli, edhe pse humbi nga Feyenoordi 2:1, do t’i vazhdojë garat në Europa League, përcjell zeri.info.

Në Grupin C, Besiktasi vazhdoi me paraqitje fantastike duke e mundur Leipzigun në Gjermani, 2:1, për ta mbyllur grupin si lider, pa asnjë humbje.

Kurse, Porto e mposhti Monacon 5:2 dhe përfundoi i dyti në grup.

Leipzigu vazhdon në Europa League si i treti i grupit.

Real Madridi e fitoi me rezultat 3:2 ndeshjen interesante me Borussia Dortmundin në Grupin H dhe përfundoi i dyti në grup.

Kurse, Tottenhami fitoi 3:0 ndaj APOEL Nicosias dhe e mbylli grupin si lider.

Ndërkaq, Dortmundi shkon në Europa League si i treti. /Zëri/