Liria nuk lëshon në shtëpi, Feronikeli nuk 'i pyet' vendasit

Sport December 06, 2017 - 10:22

Edhe pse kohëve të fundit fitorja si mysafir nuk është një mision i pamundur, megjithatë diçka e tillë nuk është e lehtë të arrihet në futbollin kosovar.

Dhe, në këtë aspekt mund të krenohet Feronikeli, i cili është ekipi që ka fituar më së shumti pikë si mysafir gjatë sezonit vjeshtor të Superligës, shkruan sot gazeta Zëri.

“Nikli” ka arritur t’i marrë 13 pikë në nëntë ndeshjet e zhvilluara larg Drenasit.

Ekipi gjelbërebardh i ka regjistruar dy fitore e shtatë barazime dhe nuk e ka pësuar asnjë humbje si mysafir.

Madje e ka edhe një bilanc të mirë të golaverazhit. Larg Drenasit i ka realizuar 12 gola, kurse është kthyer në shtëpi me vetëm 4 të pësuara.

Mirëpo gjatë stinorit vjeshtor Feronikeli nuk ka pasur rast ta vizitojë Prizrenin, ku Liria nuk lëshon kundërshtarë me fitore.

Ekipi prizrenas është më i pathyeshmi si vendas.

Bardhezinjtë në stadiumin e tyre i kanë zhvilluar nëntë ndeshje, prej të cilave i kanë nxjerrë 23 pikë, duke i regjistruar shtatë fitore dhe dy barazime.

Pra, Liria në Prizren nuk e ka pësuar asnjë humbje. /Zëri/