Sport

Messi me rrogë prej 75 milionë eurosh në vit!

Messi me rrogë prej 75 milionë eurosh në vit!
05 dhjetor 2017 • 16 : 30

Tashmë nuk ka kurrfarë dyshimi: Lionel Messi do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Lajmin e ka zbuluar e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, përcjellë zeri.info.

Kontrata aktuale e yllit argjentinas do të skadonte vitin e ardhshëm, por gjiganti katalonjas nuk ia la rastit dhe punoi shumë për ta bindur lojtarin për të qëndruar në “Camp Nou”.

Manchester City ia kishte ofruar Messit 100 milionë euro për nënshkrimin e kontratës dhe 50 milionë euro të pastra në vit në kontratë.

Mirëpo, përfaqësuesi argjentinas preferon qëndrimin në Barcelonë. Me kontratën e re Messi do ta marrë gati dyfishin e Cristiano Ronaldos.

Ai do të paguhet 75 milionë euro në vit. Pasi në Katalonjë tatimet janë 48 për qind, atij do t’i bjerë t’i marrë 39 milionë euro të pastra në vit.

Messi do t’i marrë në total 350 milionë euro për tre vjet kontratë deri më 2021-n. /Zëri/

© zëri.info