Shkëndija, me kamp stërvitor për testimin e disa futbollistëve

Sport December 04, 2017 - 16:20

Pasi të dielën u mbyllën aktivitetet në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, stafi teknik i Shkëndijës këtë javë organizon kamp stërvitor një javor, njofton klubi tetovar, raporton zeri.info.

Disa futbollistë të huaj dhe të rinj nga vendi prej 4 deri më 10 dhjetor përmes seancave stërvitore dhe dy ndeshjeve kontrolluese mes veti do të tentojnë ta bindin stafin teknik për potencialin e tyre.

Pas përfundimit të këtij kampi, në bazë të analizës të detajuar nga stafi profesionist për secilin futbollist, do të merret vendimi nëse ndonjërit prej futbollistëve do t’i ofrohet kontratë për t’iu bashkuar Shkëndijës. ë/Zëri/

Image