Stadiumi do të ndërtohet në Drenas, ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit

Sport December 04, 2017 - 14:56

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci gëzimin rreth vendimit të  sotëm të Qeverisë për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Drenas e ka ndarë me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Në një fotografi të postuar në  Facebook, i pari i Drenasit shihet duke pirë kafe me deputetin e AAK-së.

“Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas”.

LEXO EDHE: ZYRTARE: Qeveria Haradinaj vendos përfundimisht për lokacionin e Stadiumit Nacional

“Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës.
Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional!”, ka shkruar Lladrovci.