Kështu u mbyllën tri ndeshjet e sotme të Superligës

Sport December 03, 2017 - 14:58

Janë mbyllur tashmë tri ndeshjet e sotme të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Derbi Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës nuk ka sjellë fitues, pasi skuadrat kanë barazuar pa gola, 0:0.

Ndërkohë, dueli tjetër i rëndësishëm i kësaj xhiroje në mes të Llapit dhe Trepçës ’89 po ashtu nuk solli gola, duke përfunduar 0:0.

Ndërkaq, Vëllaznimi e ka regjistruar një fitore të madhe duke e mundur Besën në Pejë me rezultat 2:1.

Dy gola për gjakovarët i ka shënuar Morina, kurse për pejanët golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm e shënoi Krasniqi. /Zëri/