Ronaldo do ta fitojë 'Topin e Artë'

Sport December 03, 2017 - 12:57

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thotë se futbollisti i klubit të tij, Cristiano Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, transmeton zeri.info

Perez mendon se ylli portugez do të triumfojë edhe këtë vit karshi rivalit të tij futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi.

32-vjeçari shihet favoriti kryesor për të fituar çmimin për të mirin e botës pas triumfit të tij në La Liga dhe Ligë të Kampionëve këtë vit me Real Madridin.

“Ronaldo është njëri prej simboleve tona më të mëdha”, deklaroi Perez.

“Ai është golashënuesi më i mirë në historinë tonë. Para disa ditësh ai fitoi për herë të dytë çmimin ‘Lojtari i Vitit’, ndërsa këtë javë do ta fitojë ‘Topin e Artë” për herë të pestë”, shtoi ai.

Ndarja e këtij çmimi do të bëhet të enjten, me 7 dhjetor në Paris./Zëri