Xhemaili dëshiron rikthimin te Bologna

Sport November 29, 2017 - 10:57

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili i ka kërkuar klubit të tij Montreal Impact që t’i lejoj rikthimin në Serie A te Bologna, transmeton zeri.info

Kjo është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit italian, Marco Di Vaio.

“Lojtari e ka bërë kërkesën e tij para dy muaj dhe ne jemi duke e vlerësuar situatën”, deklaroi Di Vaio.

“Montreal e ka ndërruar trajnerin dhe kjo është arsyeja pse ende nuk është marrë vendimi. Fjala e fundit iu takon atyre”, shtoi ai.

Reprezentuesi zviceran ishte larguar nga liga italiane në muajin maj, për të filluar një etapë të re të karrierës së tij në Kanada.

31-vjeçari ka realizuar 8 gola dhe 12 asistime në vetëm 25 ndeshje, por është duke i munguar Italia.

Vlen të përmendet se si Bologna ashtu edhe Montreal Impact drejtohen nga një njeri, Joey Saputo./Zëri