Chelsea e do Aubameyangun

Sport November 28, 2017 - 16:44

Chelsea po mendon ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Mirror”, raporton zeri.info.

Në fakt, 28-vjeçari mund të largohet nga klubi gjerman, me të cilin i ka prishur punët kohëve të fundit, ndërsa “Blues” janë në mesin e klubeve që e kanë ndezur alarmin sapo të vendoset lojtari në shitje.

Futbollisti nga Gaboni është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë viteve të fundit.

Për të interesim kishte shprehur edhe Milani e Real Madridi, por në fund Verdhezinjtë vendosën ta mbanin në Gjermani.

Trajneri Antonio Conte dëshiron ta transferojë edhe një sulmues të madh, me mundësi gjatë janarit, pasi Alvaro Morata ka dështuar të ketë vazhdimësi të golave këtë sezon në Premierligë. /Zëri/