Ky është urimi i Shkodran Mustafit për 28 Nëntorin

Sport November 28, 2017 - 14:23

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, shkruan “Zeri.info”.

Mustafi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, ka shpërndarë një fotografi së bashku me Granit Xhakën, duke e bërë shqiponjën me duar.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie qendërmbrojtësi i Arsenalit ka shkruar “Urime 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar”, përcjell “Zeri.info”.