Kjo është e ardhmja e Shaqirit!

Sport November 28, 2017 - 13:58

Xherdan Shaqiri nuk do të shkojë askund në afatin kalimtar të janarit, raporton zeri.info.

Për këtë gjë ka siguruar trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, i cili beson se futbollisti kosovar do të luajë në ekipin nga Premierliga së paku deri në fund të sezonit.

26 vjeçari e ka shfaqur formën më të mirë të jetës këtë sezon, duke e realizuar një super-gol të shtunën që shkoi në humbjen 2:1 nga Crystal Palace.

“Nuk besoj se ka një dëshirë për t’u ndarë gjatë janarit. Nëse ka ndonjë ofertë për Shaqirin në dimër, ne me siguri nuk do t’i kushtojmë shumë rëndësi”, ka thënë trajneri britanik.

Stoke momentalisht gjendet në pozitën e 15-të në Premierligë dhe Shaqiri është më se i nevojshëm për t’u ngritur kjo skuadër.

Përfaqësuesi zviceran ishte transferuar tek “Potters” në vitin 2015 nga Interi për 12 milionë funte. /Zëri/