Xhaka: Gëzuar ditën e flamurit

Sport November 28, 2017 - 09:45

aulant Xhaka ka uruar 28 nëntorin, pavarësinë e Shqipërisë.

Futbollisti i Baselit përmes rrjeteve sociale ka bërë një shkrim për festën e flamurit.

“Ju uroj nga zemra të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, anembanë botës, gëzuar ditën e flamurit. Gjithmonë kuqezi”, ka shkruar Xhaka.