Sinan Bytyqi pensionohet shkaku i problemeve në zemër

Sport November 24, 2017 - 15:22

Sinan Bytyqi është pensionuar nga futbolli aktiv. Këtë e ka bërë në moshën më të mirë për të luajtur, 22 vjeç. Pensionimi i është imponuar pasi kosovari është diagnostifikuar me probleme në zemër, raporton “Zëri”.

Bytyqi ishte lojtar i Manchester Cityt i huazuar në Holandë te Go Ahead Eagles. Klubi i madh anglez ia ka dhënë një detyrë të re, atë të skautit, njoftojnë mediat angleze. Bytyqi vlerësohej si një futbollist shumë premtues. /Zëri/