Messi fiton Këpucën e Artë

Sport November 24, 2017 - 14:33

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar sot çmimin “Këpuca e Artë”, si golashënuesi më i mirë i ligave evropiane në edicionin e kaluar, transmeton zeri.info

Ishte ky çmimi i katërt për argjentinasin, i cili e barazoi kështu rivalin e tij Cristiano Ronaldo.

Më parë reprezentuesi argjentinas e kishte fituar këtë çmim në vitet 2010, 2012 dhe 2013.

Messi kishte realizuar 34 gola në ligën spanjolle gjatë edicionit të kaluar./Zëri