Ronney: Jam i zhgënjyer

Sport November 24, 2017 - 13:32

Kapiteni i Evertonit, Wayne Rooney thotë se humbja e thellë 1:5 në shtëpi nga Atalanta në Ligën e Evropës është zhgënjyese, transmeton zeri.info

Klubit italian i nevojitej vetëm një pikë për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës, por arriti që të fitojë thellë në “Goodison Park”.

“Asgjë nuk na shkonte për dore në këtë ndeshje, por është faji jonë. Nuk është mirë të humbasësh ndeshje. Është shumë zhgënjyese dhe pikëlluese”, deklaroi Rooney.

Evertoni kishte shkarkuar trajnerin Ronald Koemna, por gjërat ende nuk janë përmirësuar në klub edhe pas ardhjes në krye të David Unsworth.

“Ne duhet të provojmë që të marrim pikë në Premierligë dhe të ngjitemi në tabelë”, shtoi anglezi, i cili ishte transferuar në Everton nga Manchester United gjatë verës./Zëri