Montella shpreson për një përmirësim më të madh

Sport November 24, 2017 - 11:56

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella deklaroi se kërkon një përmirësim edhe më të madh nga skuadra e tij, transmeton zeri.info

Montella lavdëroi paraqitjen e lojtarëve të tij pas fitore 5:1 ndaj Austrisë së Vjenës në Ligën e Evropës të enjten, por këkron përqendrim nga të tijtë edhe në ligën italiane.

“Ishte një natë pozitive për ne, tani mund të përqendrohemi siç duhet në Serie A sepse duam që të ngjitemi në tabelë”, deklaroi Montella.

Pas fitores kundër Austrisë së Vjenës, Milani siguroi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

“Ne e dinim se duhej të shkonim në fazën tjetër, që ishte objektivi jonë minimal. Tani përqendrimi jonë do të jetë në ndeshjet e ardhshme në Serie A, duke filluar nga Torino këtë fundjavë. Ne kemi bërë një punë të mirë kohëve të fundit, por sigurisht që ndeshjet ndaj Juves dhe Napolit na kanë ngadalësuar. Tani, kam një pasqyrë më të mirë të lotjarëve të mi dhe se ku përshtaten në fushë”, shtoi ndër të tjera strategu italian./Zëri