Hajdutët 'vizitojnë' Hajvalinë!

Sport November 24, 2017 - 11:53

E premtja ishte një ditë shokuese për ish nënkampionen e Kosovës, Hajvalinë, e cila sivjet po garon në Ligën e Parë të futbollit.

Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes hajdutët e kanë vizituar “shtëpinë” e Hajvalisë në Kishnicë, me ç’rast ia kanë vjedhur disa pajisje elektrike, pajisje sportive, përfshirë këtu tuta, fanella e topa, raporton "Zëri".

Hajvalia e ka njoftuar për rastin edhe Policinë, e cila ka dal në vendin e ngjarjes. /Zëri/