Juventusi duhet të luajë më mirë

Sport November 24, 2017 - 11:00

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic thotë se ekipi i tij duhet të luajë futboll më të mirë, por mohon se klubit italian i intereson më shumë Liga e Kampionëve sesa liga italiane, transmeton zeri.info

Juventinët janë duke vuajtur edhe në Itali, edhe në Evropë, pas humbjes 3:2 nga Sampdoria dhe barazimit 0:0 në Ligën e Kampionëve.

“Është e qartë se ne duhet të luajmë futboll më të mirë, por ne tashmë jemi mësuar me kritikat”, deklaroi Pjanic.

“Në aspektin futbollistik, neve na nevojiten më shumë lëvizje në përgjithësi sepse kemi kualitet dhe sigurisht që nuk e kemi humbur. Ne mund të përmirësohemi duke marrë më shumë nga potenciali i jashtëzakonshëm dhe talentet në skuadrën tonë”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi boshnjak./Zëri