Silva dëshiron më shumë mundësi

Sport November 24, 2017 - 10:49

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva thotë se dëshiron më shumë minuta në ligën italiane, transmeton zeri.info

Këto fjalë reprezentuesi portugez i tha pas dy golave të shënuar në fitoren 5:1 të gjigandit italian kundër Austrisë së Vjenës në Ligën e Evropës.

“Ishte shumë e rëndësishme që të ktheheshim në formë sa më shpejte. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por ne të gjithë bëmë një paraqitje të mirë”, deklaroi 22-vjeçari për “Sky Sport Italia”.

“Jam i lumtur dhe shpresoj që të kem më shumë mundësi në Serie A ashtu si në Evropë”, shtoi ndër të tjera sulmuesi, i cili është transferuar te Milani nga Porto gjatë afatit kalimtar të verës për 38 milionë euro.

Silva është paraqitur në 16 ndeshje deri më tani këtë edicion për gjigandin italian dhe ka realizuar 8 gola dhe 1 asistim./Zëri