Tare: Synojmë Ligën e Evropës

Sport November 23, 2017 - 16:57

Drejtori sportiv i Lazios, Igli tare thotë se klubi italian dëshiron ta fitojë Ligën e Evropës gjatë këtij edicioni, transmeton zeri.info

Tare thotë se dëshiron që klubi i tij të kualifikohet të Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Lazio tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës, kurse gjendet në vendin e pestë në kampionatin italian.

“Objektiva e mi janë gjithmonë të pa limituara”, deklaroi ish-reprezentuesi shqiptar.

“Dua që ta përmirësoj Lazon për të rritur synimet tona, që të shkojmë në Ligën e Kampionëve dhe mbi të gjitha të jemi garues në Ligën e Evropës, të jemi protagonist dhe ndoshta ta fitojmë”, shtoi ai./Zëri