Pamje: Joshua e çon boksin në një nivel tjetër, stërvitet në ‘kupë të qiellit’

Sport November 23, 2017 - 16:00

Kampioni i botës Anthony Joshua e ka çuar në një nivel të ri stërvitjet e tij, gjersa përgatitet për t’i grumbulluar të gjithë titujt në boksin e në pesha të rënda në vitin 2018.

Joshua i ka ndjekur hapat e atletëve të mëdhenj si tenistit zviceran Roger Federer dhe lojtarëve të golfit, Tiger Wooks dhe Rory Mcllory, duke shfaqur aftësitë në maje të “Burj Al Arab” në Dubai, hotelit të tretë më të lartë në botë, transmeton Express.

Kështu, Joshua u bë boksieri i parë që stërvit në ringun më të lartë të boksit në botë.

Joshua, 28-vjeçar nga Watfordi, i mban titujt IBF, WBA dhe IBO, dhe së fundmi është sfiduar nga kampionët Deontay Wilder dhe Joseph Parker për t’u rrahur për titujt WBC, respektivisht WBO.

Parket, i cili mban titullin WBO, dëshiron të rrahet me Joshuan në fillim të vitit të ardhshëm, por kampi i tij thotë se nuk pranojnë më pak se 35 për qind të shumës së parave për këtë meç. 

Image

Image

Image