Përparojnë Kosova e Shqipëria

Sport November 23, 2017 - 13:57

Më në fund Kosova ka shënuar progres në ranglistën botërore të FIFA-s, shkruan zeri.info.

Falë fitores prej 4:3 në miqësoren e zhvilluar para pak javësh në Mitrovicë ndaj Letonisë, “Dardanët” janë ngritur për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-s. “Dardanët” tani e shohin vetën në vendin e 174-të me 97 pikë.

Ndërsa, para një muaji Kosova ishte në pozitën e 183-të. Kështu, përfaqësuesja kosovare tani prapa vetës lë 37 vende tjera anëtare të FIFA-s, natyrisht më të dobëtat në futbollin botëror.

E nivelit të tillë aktualisht rezulton edhe vendi ynë, pasi përpara vetes ka kombëtare të nënvlerësuara në futbollin botëror, ndonëse e ardhmja e Kosovës shihet si më përparimtare.

Përparim në ranglistën botërore ka arritur edhe Shqipëria. Falë fitores në miqësore ndaj Turqisë kuqezinjtë janë ngritur nëntë pozita më në rangun botëror.

“Shqiponjat” tani janë në pozitën e 62-të. Gjithsesi, bëhet fjalë për një përparim të kënaqshëm në krahasim me gjendjen e muajit të kaluar, por kjo është e pamjaftueshme, pasi Shqipëria besohet se mund të shkojë dukshëm edhe më përpara.

Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika kanë mbetur në pesë pozitat e para. /Zëri/