Messi kishte nevojë për pushim

Sport November 23, 2017 - 13:21

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë ylli i skuadrës Lionel Messi kishte nevojë që të pushonte në ndeshjen e së mërkurës ndaj Juventusit, transmeton zeri.info

Messi ishte lënë në bankë rezervë nga Valverde në barazimin e Barcelonës 0:0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, ndërsa bashkëlojtarët e tij vuajtën për të krijuar raste pa reprezentuesin  argjentinas në fushë.

“Lënja jashtë e Messit ishte e vështirë”, deklaroi Valverde.

“Por, ai ka luajtur shumë këtë edicion dhe sot (e mërkurë) ne pamë që do të ishte një ndeshje të vështirë, kështu që menduan se një pushim do t’i bënte mirë”, shtoi strategu spanjoll, i cili e mori drejtimin e gjigandit katalonas në qershor të këtij viti, duke zëvendësuar Luis Enriquen./Zëri