Robben mund të pensionohet

Sport November 23, 2017 - 13:10

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben thotë se mund të pensionohet në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

Holandezi ka kontratë me klubin gjerman vetëm deri në muajin qershor dhe thotë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Robben shprehet se ekziston mundësia që ai të pensionohet.

33-vjeçari u pensionua nga përfaqësuesja holandeze në tetor pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

“E ardhmja është e hapur”, deklaroi Robben.

“Mund të përfundojë në fund të këtij edicioni, diçka e re mund të vijë ose mund të luajë edhe tre vite të tjera te Bayerni. Gjithçka është e mundur”, shtoi ai.

“Gjithmonë ka pasur mirëkuptim mes Bayernit dhe meje, nga të dyja palët”, u shpreh 33-vjeçari, i cili është pjesë e klubit gjerman që prej transferimit të tij nga Real Madridi në vitin 2009./Zëri