Chelseat i nevojitet një sulmues

Sport November 23, 2017 - 12:57

Ish-ylli i Chelseat, Frank Lampard mendon se klubit londinez i nevojitet që të transferojë një sulmues në afatin kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Gjigandi anglez kishte transferuar Alvaro Moratan nga Real Madridi për 70 milionë funte në afatin kalimtar të verës, por Lampard mendon se ekipit të Antonio Contes i nevojitet edhe një sulmues.

“Nëse shikoni përtej Moratas, Michy Batshuayi ka luajtur dhe ka pasur disa momente kur ka shënuar, por shihet se Conte nuk i beson atij. Pastaj duhet të vendosni Hazardin aty dhe kjo i ndryshon shumë gjërat. Kështu që mendoj se nevojitet një sulmues tjetër”, deklaroi Lampard, i cili kishte qenë pjesë e klubit londinez në periudhën 2001-2014 dhe ka fituar çdo titull të mundshëm me fanellën e Chelseat./Zëri