Ceferin, i shqetësuar për Milanin

Sport November 23, 2017 - 12:46

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin thotë se është i shqetësuar për gjendjen financiare të Milanit, por shprehet se do të shohim se çfarë do të ndodhë, transmeton zeri.info

Milani ka prezantuar një plan për një marrëveshje vullnetare për “Fair-Play” financiar, por ka dyshime për pronarët kinez, sidomos për Yonghong Li.

“Ne jemi duke punuar, nuk mund të them asgjë për këtë. Jam i shqetësuar, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Në gjysmën e dhjetorit, njerëzit kompetent do të flasin. Çdo gjë është e mundshme, por nuk është e matur që të flas për këtë”, deklaroi Ceferin, i cili foli edhe për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Botëror.

“Në aspektin sportiv, për një shtet që është kaq i pasionuar pas futbollit, është një tragjedi, por Holanda gjithashtu mungoi edhe në Kampionatin Evropian”, shtoi ai./Zëri