Unitedi, në garë për Championsin

Sport November 23, 2017 - 10:25

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane thotë se “djajtë e kuq” do të jenë në mesin e klubeve që do të luftojnë për titullin e Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjigandi anglez u mposht të mërkurën nga Baseli 1:0, por ish-mesfushori i tyre shprehet se të drejtuarit e Jose Mourinhos do të jenë konkurrent për titullin e këtij kompeticioni.

Manchester Unitedi ka pasur një ecuri të mirë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por ende nuk ka arritur ta sigurojë kualifikimin në fazën tjetër, pikërisht për shkak të humbjes nga Baseli.

“Plusi i madh për Unitedin është se forma e tyre në Ligën e Kampionëve ka qenë aq e mirë sa që i lejuan vetes hapësirë që të shkëputen”, deklaroi Keane.

“Kur Unitedi luan me një skuadër të fortë, ata mund të konkurrojnë me shumë ekipe në Evropë. Janë 5 apo 6 lojtarë që luajtën (kundër Baselit) që nuk i përkasin skuadrës së fortë”, shtoi ai./Zëri