Kualifikohen Barcelona e Chelsea

Sport November 22, 2017 - 22:59

Barcelona dhe Chelsea janë dy skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan "Zëri".

Gjigandit spanjoll i ka mjaftuar një barazim 0:0 ndaj Juventusit në Torino për të siguruar një biletë për fazën tjetër të kompeticionit më prestigjioz evropian.

Ndërkohë takimi tjetër i këtij grupi mes Sportingut dhe Olympiacosit ka përfunduar me rezultatin 3:1. Sulmuesi holandez, Bas Dost (40’, 66’) shënoi dy gola në këtë fitore të portugezëve, kurse një tjetër e realizoi edhe Bruno Cesar (43’). Golin e vetëp për grekët e shënoi Vadis Odjidja-Ofoe në minutën e 86-të. Kjo fitore i jep shpresë portugezëve për një kualifkim të mundshëm sepse mbetet vetëm një pikë prapa Juventusit, që zë pozitën e dytë në grup.

Baseli ka arkëtuar tre pikë në takimin ndaj Manchester Unitedit. Zviceranët mposhtën anglezët me rezultatin minimal 1:0 falë një goli të Michael Lang në minutën e 89-të.

Në takimin tjetër të këtij grupi, CSKA e Moskës fitoi 2:0 në shtëpi kundër Benficas. Georgi Shchennikov realizoi golin e parë për nikoqirët, ndërsa goli i dytë u shënua nga Jardel (56’), i cili shënoi në portën e tij.

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu kanë shënuar fitore në takimet e tyre përkatëse në grupin B.

Gjigandi francez shënoi fitore të thellë me rezultatin 7:1 në Paris kundër Celticut. Moussa Dembele realizoi golin e epërsisë për Celticun qysh në minutën e parë, para se të fillonte seria e golave të klubit parisien, transmeton "Zeri.info".

Neymar (9’, 22’), Edinson Cavani (28’, 79’), Kylian Mbappe (35’), Marco Verratti (75’) dhe Daniel Alves (80’) shënuan golat për francezët. Ndërsa bavarezët fituan 1:2 ndaj Anderlechiti.Robert Lewandowski (51’) dhe Corentin Tolisso realizuan për fitoren e gjermanëve, kurse golin e vetëm për Anderlechtin e shënoi Sofiane Hanni (63’)

Chelsea ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve pas fitores së thellë 0:4 në udhëtim te Qarabagu i futbollistit shqiptar, Ansi Agolli. Eden Hazard nga penaltia (21’), Willian (36’, 85’) dhe Cesc Fabregas nga penaltia (73’) shënuan për fitoren e londinezëve.

Ateltico Madridi ka fituar 2:0 Romës, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifkim të mundshëm. Antoine Griezmann (69’) dhe Kevin Gameiro (85’) realizuan për fitoren e madrilenëve. /ZËRI/