Formacionet zyrtare: Juve – Barca, kryendeshja e kësaj xhiroje

Sport November 22, 2017 - 19:42

Juventusi ka një përballje të vështirë ndaj Barcelonës në përpjekje për ta siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët pozicionohen në vend të dytë në Grupin D, me shtatë pikë të arkëtuara nga dy fitore, një barazim dhe një humbje.

(Foto: Twitter/Juventus)

Humbjen e vetme Zonjës së Vjetër ia ka shkaktuar pikërisht Barca në Camp Nou, ndërsa as në Torino Blaugranët nuk do të lëshojnë pe.

Katalunasit tashmë e kanë siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm, por luajnë për vendin e parë në grup.

Massimiliano Allegri padyshim se ka përgatitur një strategji të fuqishme përballë taktikave të Ernesto Valverdes.

Formacioni zyrtar i Juventusit: Buffon; Barzagli, Rugani, Benatia, Alex Sandro; Pjanic, Khedira; Cuadrado, Dybala, Douglas Costa; Higuain

Formacioni zyrtar i Barcelonës:

Image

 

Takimi tjetër i Grupit D zhvillohet ndërmjet Sporting CP dhe Olympiacosit.

Ekipi portugez duhet të fitojë ndaj skuadrës greke dhe të presë gabimin eventual të Juventusit. /Telegrafi/