Katastrofë për Juventusin para ndeshjes ndaj Barcelonës

Sport November 22, 2017 - 18:04

“Giorgio Chiellini nuk do të luajë në Juventus-Barcelona për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtëm”.

Mbrojtësi i Juventus Giorgio Chiellini është jashtë ndeshjes së sotme ndaj Barcelona-s pas një dëmtimi të pësuar në kofshë.

Qendërmbrojtësi pritej të ishte titullar në ndeshjen tepër të rëndësishme që në rast fitoreje do të kualifikonte në 1/8-at Bardhezinjtë, në varësi të rezultateit të ndeshjes tjetër.

“Giorgio Chiellini nuk do të luajë në Juventus-Barcelona për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtëm”, ka konfirmuar klubi nëpërmjet Twitter.

Pritet që Mehdi Benatia të jetë zëvendësuesi i tij, por edhe Daniele Rugani.