Humbi 3:0, deklarata e Munishit për lojtarët e tij do të mbahet mend gjatë

Sport November 22, 2017 - 17:43

ëllaznimi ka pësuar humbje të thellë sot në Drenas, duke u mundur nga Feronikeli.

Vendësit ishin më të mirë dhe fituan pastër, 3:0, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pas ndeshjes, Ismet Munishi tha që lojtarët e tij janë heronj.“Kemi luajtur përballë një kundërshtari mjaft cilësor, i cili ishte më i mirë në disa nuanca dhe arriti ta shfrytëzojë atë duke fituar ndeshjen”, deklaroi Munishi për “Supersport”.

“Ne kemi luajtur për gjithçka ose asgjë dhe kjo na kushtoi paksa. Në përgjithësi jam i lumtur për mënyrën se si skuadra u angazhua dhe luftoi deri në fund”.

“Pavarësisht rezultatetit këta futbollistë janë heronj, pasi po luajnë në kushte mjaft të vështira. Jam shumë krenar për ta”.

“Mendoj se ishte i ekzagjeruar pranë një rezultati të thellë dhe për më tepër kur ai as që e kishte idenë se kishte dalur jashtë zonës”.

“Duke menduar se është brenda zonës reagoi instiktivisht dhe kartoni për të ishte paksa i rënë”, përfundoi Munishi.

Pas kësaj xhiroje, Vëllaznimi bie në vendin e nëntë.

Gjakovarët kanë 22 pikë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë më lart.