Publikohet lista me kandidatët për Ekipin e Vitit të UEFA-s, dominon skuadra spanjolle

Sport November 22, 2017 - 17:03

Është publikuar lista me kandidatët për 11-shen më të mirë të vitit të UEFA-s.

Në mesin e të nominuarve janë si zakonisht Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar, transmeton Express.

Real Madridi ka më së shumti lojtarë të nominuar, pasi dominoi në turnet evropianë dhe të brendshëm sezonin që lamë pas.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Marco Asensio, Casemiro, Isco, Toni Kroos, Luka Modric, Dani Carvajal, Marcelo, Keylor Navas dhe Sergio Ramos janë në listë nga Real Madridi.

Ndërkohë, nga Barcelona ia kanë dalë të futen në listë katër lojtarë, Lionel Messi, Andres Iniesa, Gerard Pique, Luis Suarez.

Ekipi i Vitit votohet nga tifozët në ueb-sajtin zyrtar të UEFA-s.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë:

Image