Zaevi në Beograd, si kryeministër i Maqedonisë, apo si president i Vardarit?!

Sport November 22, 2017 - 13:14

Zoran Zaev po qëndron për një vizitë dy ditore në Beograd. Shkrimin nuk e nisa me kryeministri Zoran Zaev, sepse ai në Boegrad paska shkuar më shumë si të ishte president i klubit të futbollit Vardar, sesa kryeministër i një vendi!

Gjatë vizitës së djeshme Zaev i ka bërë publicitet të madh Vardarit. Ai në vend se vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë dhe takimin me kryetarin, Aleksandar Vucic ta shfrytëzoj për të biseduar rreth problemeve që i preokupojnë dy vendet, ai dhuron fanellë sportive!
Pas këtij gjesti të tij, mediat serbe kishin dal me tituj bombastik: Zaevi ia dhuron fanellën me numër 9 Vucicit. Veprimi i Zaevit është skandal. Përse? Sikur Zaevi t’ia kishte dhuruar Vucicit fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë do ishte në rregull, por kështu ai ka injoruar të gjitha klubet tjera sportive në Maqedoni.

Ai ka “harruar” se në Beograd ka shkuar si kryeministër i vendit, e jo si president ose tifoz i një klubi.

Zaev aspak nuk e ka menduar se si do të ndjehen klubet tjera, pas këtij veprimi. Për këtë gjest, ai duhet të kërkoj falje të gjitha klubeve të tjera sportive, edhe Bellasicës së tij bile, shkruan lajmpress.com

Shtrohet pyetja çka e shtyri Zaevin ti bëj reklam Vardarit, çka fshihet pas këtij veprimi të tij, mos vallë ndoshta do të hyjë në terren bizneseve të rusit Sergej Samsonenko?

Me shumë entuziazëm e pritëm ardhjen tënde në postin e kryeministrit, si  një njeri i ndryshimeve, por si duket kemi gëzuar kot, sepse që në fillim shënove gol nga offsajdi.