LA Lakers mposht Chicagon

Sport November 22, 2017 - 12:57

LA Lakers ka triumfuar në shtëpi ndaj Chicago Bulls me rezultatin 103:94, transmeton zeri.info

Kjo është fitorja e tetë e La Lakers nga 18 ndeshje, kurse për Chicagon është humbja e dymbëdhjetë nga gjithsej 15 sosh.

La Lakers pati një pjesë të parë për t’u harruar, në të cilën ishte në disavantazh me rezultatin 61:42, por pas një serie prej 38:19, nikoqirët arritën që të kalonin në epërsi për herë të parë në ndeshje në çerekun e katërt dhe vetëm 3 minuta para përfundimit të sfidës.

Kyle Kuzma shkëlqeu në këtë fitore te vendasve me 22 pikë të shënuara, kurse gjithashtu u dallua edhe Lonzo Ball, i cili bëri 13 kërcime.

Për Chicago Bulls, Denzel Valentine shënoi 17 pikë, Lauri Markkanen bëri 14 kërcime dhe Kris Dunn realizoi 6 asistime./Zëri