Shala bëhet gjyqtari i parë kosovar që ndan drejtësinë në Kampionatin Botëror të Kickboxit

Sport November 22, 2017 - 12:45

Burim Shala është bërë gjyqtari i parë nga Kosova që ka ndarë drejtësinë në një kampionat botëror të Kickboxit.

Në Budapest të Hungarisë u mbajtur Kampionati Botëror i Kickboxit nga data 03 deri më 12 nëntor, shkruan Express.

Aty, Shala u bë gjyqtari i parë pas pranimit te Federatës së Kickboxit të Kosovës në Federatën Botërore të Kickboxit “WAKO”, që merr pjesë në mesin e 100 gjyqtarëve nga e gjithë bota, në ndarjen drejtësinë.

Shala po ashtu është edhe kryesues i gjyqtarëve në Federatën e Kickboxit të Kosovës dhe gjyqtari i parë ndërkombëtar i licencuar në Federatën Botërore të Kickboxit “WAKO”.

Vlen të theksohet se në vazhdën e sukseseve te kickboxierëve kosovarë gjatë këtij viti kalendarik në Kupën Botërore në Analja të Turqisë, Kampionatin Evropian për kadet dhe junior në Maqedoni si dhe Kampionatin Ballkanik për junior dhe senior në Mal të Zi, të përzgjedhurit e selektorit Lutfi Menxhiqi, Dardan Menxhiqi, Liridon Ferati, Valmir Hoti dhe Domenik Nrecaj kanë pasur paraqitje shumë të mira në këtë Kampionat Botëror duke treguar cilësi të lartë dhe potencial për medalje botërore në një të ardhme të afërt.