Luboteni, për sukses në Evropë

Sport November 22, 2017 - 12:05

Luboteni do ta nisë sonte eksperiencën evropiane në CEV Cup, pasi u eliminua pak kohë më parë nga Liga e Kampionëve, shkruan sot gazeta Zëri.

Volejbollistët e ekipit kosovar e kanë marrë rrugën me autobus drejt Holandës, ku do të përballen me ekipin vendës Draisma Dynamo Apeldoorn, në kuadër të së 16-s së finales.

Ndërkaq, loja e kthimit do të zhvillohet më 30 nëntor në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndeshja e sontme do të fillojë në orën 19:00. /Zëri/