Ky gjigant i bën konkurrencë Liverpoolit për Van Dijk

Sport November 21, 2017 - 16:39

Virgil van Dijk është njëri prej mbrojtësve më të mirë të Premierligës momentalisht, shkruan zeri.info.

Qendërmbrojtësi kualitativ po kërkohet qe një kohë të gjatë nga Liverpooli, por “Reds” nuk janë të vetmit që e kërkojnë atë.

Në fakt sipas tabloidit britanik “Mirror”, në garë për futbollistin e Southamptonit ka hyrë edhe Manchester City.

Trajneri Pep Guardiola është duke e konsideruar mundësinë që në janar ta përforcojë fazën defanzive dhe atij i ka lindur ideja që të provojë ta transferojë mbrojtësin Van Dijk.

Për lojtarin Liverpooli i kishte ofruar 60 milionë funte, por Southamptoni në fund e kishte refuzuar këtë ofertë.

Kjo nënkupton se “Citizens” duhet ta bëjnë një ofertë më të majme për ta bindur klubin e lojtarit për ta shitur lojtarin. /Zëri/