Sturridge kërkon largimin nga Liverpooli, kjo është aryeja!

Sport November 21, 2017 - 16:37

Daniel Sturridge nuk dëshiron të qëndrojë më në Liverpool, shkruan zeri.info.

Sulmuesi anglez duket se ka kërkuar të largohet nga klubi qysh në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mirror”.

28-vjeçari nuk është i kënaqur me tretmanin në “Anfield Road”, prandaj do t’i kërkojë trajnerit Jurgen Klopp që ta lirojë sa më parë.

Përfaqësuesi anglez i ka nisur vetëm katër ndeshje nga fillimi këtë sezon dhe ndien se ka nevojë për të ndryshuar, për t’i mbajtur gjallë shpresat për të luajtur me Anglinë në Botërorin e Rusisë në verën e ardhshme.

Nuk përjashtohet mundësia që Sturridge të huazohet për gjashtë muaj në ndonjë klub tjetër të Premierligës.

Ai ka realizuar tre gola me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet këtë sezon, por të gjithë kanë pritur një karrierë më të ndritshme nga ai kur ishte më i ri. /Zëri/