Ja sa miliona ofron Reali për Sanchezin

Sport November 21, 2017 - 16:36

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit pasi nuk është i kënaqur me performancën e Karim Benzemas, por edhe Cristiano Ronaldo ka rënie të madhe të formës.

Për këtë kampioni evropian po mendon ta bëjë goditjen e madhe gjatë janarit, pa e pritur mirë verën e kaluar.

Sipas të përditshmes “Don Balon”, raporton zeri.info, “Los Blancos” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 30 milionë euro për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sulmuesit kilian i skadon kontrata me “Topçinjtë” gjatë verës së vitit 2018 dhe ai nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me ekipin nga “Emirates Stadium”, prandaj “Gunners” mund të vendosin ta shesin atë qysh në dimër për të mos e humbur pa para në fund të sezonit.

Arsene Wenger do ta thotë fjalën e fundit, por logjika thotë se ai do ta shesë lojtarin dhe me ato para mund ta blejë një lojtar tjetër.

Rrugën e Sanchezit për largim nga Londra po e ndjek edhe Mesut Ozil. /Zëri/